Lëvizja BESA ristrukturon nëndegën e Sllupçanit (FOTO)

17

Lëvizja BESA mbrëmë ka ristrukturuar nëndegën e saj në Sllupçan, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të degës së Likovës. Në prezencë të banorëve të Sllupçanit, u drejtuan me një fjalë përshëndetëse udhëheqësia e partisë si sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha, sekretari organizativ Adnan Azizi, nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe koordinatori i degës së Likovës Luan Ramadani. Nëndega iu besua ta udhëheq Muhamed Asipi.

Sipas burimeve pranë partisë së Kasamit, mësojmë se në degën e Likovës është shprehur një interesim i madh për Lëvizjen BESA. Së shpejti pritet të ristrukturohen edhe nëndegat tjera në këtë zonë, si dhe dega e Likovës.