Lëvizja Besa rritet furishëm, vetëm sot kanë aderuar dhjetëra aktivistë të rinj

6

Sot, përmes një konference për shtyp, Lëvizja Besa, ka prezantuar aderimet e reja të cilët i janë bashkangjitur këtij subjekti politik për ta mbështetur në rrugëtimin politik.

“Lëvizja BESA, dita ditës po rritet, duke i’u bashkangjitur, rinistë, aktivist, profesionist nga lëmitë e ndryshme. Politikat tona konstruktive dhe transparente ndaj qytetarëve, po fitojnë një besim shumë të madh si asnjëherë më pare. Rinia është forca kryesore e Lëvizjes dhe forca e cila gjithnjë ka bërë ndryshime rrënjësore. Aktivitetet tona të Forumit, janë duke ngjallur një aktivizim qytetar të rrallë, që nëpërmes aksioneve simbolike, ne tregojmë se “çfarë nuk shkon mirë në këtë vend” dhe çfarë duhet ndryshuar.
Sot para jush, do të prezentojmë aderime tjera të reja, të cilët do të japin BESËN dhe do të përkrahin idenë dhe konceptin për të ecur përpara, drejt sukseseve tjera të reja.

Në mesin tone, sot kemi dhjetra rinistë që po na bashkangjiten në Lëvizje për të vazhduar rrugëtimin tonë për një të ardhme më të mirë.
Ne, rinistët, i’u urojmë mirëseardhje të rinjve në familjen tonë të madhe të Lëvizjes BESA. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e ndryshimeve të mëdha, le të bëhen pjesë e jona, pjesë e një vizioni të pastër që seriozisht kujdeset për mbrotjen e interesave të qytetarëve.”, tha kreu i rinisë së Lëvizjes Liridon Useini.

Loading...