Lëvizja BESA – Saraj: Komuna e Sarajit furnizon me ujë Shkupin ndërsa s’ka ujë për fshatrat për rreth

87

Lëvizja BESA – Saraj, ka reaguar në lidhje me mungesën e ujit për 7 ditë me radhë në fshatin Bukoviq, përmes një reagimi në rrjetin social facebook, thuhet se: Është absurde që për 7 ditë me radhë në fshatin Bukoviq të Komunës së Sarajit, banorët nuk kanë ujë për pije dhe autoritetet komunale vazhdojnë të jetë të painteresuar. Ky fshat nuk është i vetmi në komunën e Sarajit që ka mungesë të ujit, të njëjtin shqetësim e kanë edhe disa fshatra të tjerë si Bojana, Arnaqia etj, njofton TopalNews.

Ja reagimi i plotë:

REAGIM

Në këto temperatura të larta që kanë përfshirë territorin e Maqedonisë, uji është elementi bazë për t’i bërë ballë fazës së verdhë që e ka kapluar vendin.
Është absurde që për 7 ditë me radhë në fshatin Bukoviq të Komunës së Sarajit, banorët nuk kanë ujë për pije dhe autoritetet komunale vazhdojnë të jetë të painteresuar. Ky fshat nuk është i vetmi në komunën e Sarajit që ka mungesë të ujit, të njëjtin shqetësim e kanë edhe disa fshatra të tjerë si Bojana, Arnaqia etj. Paradoksi më i madh është se zëvendës drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” vjen nga Saraji, gjegjësisht nga fshati Bukoviq dhe përsëri fshati i tij dhe fshatrat e Sarajit ngelin pa ujë.

Ne si Lëvizje BESA, dega Saraj, kërkojmë urgjent nga ndërrmarja publike e komunës së Sarajit të zgjidhin këtë problem që po e hasin banorët e fshatit Bukoviq dhe fshatrave tjerë. Nuk mund të tolerohet që një Komunë si Saraji ta furnizojë gjithë Shkupin me ujë ndërsa në fshatrat e veta mos ketë unë për pije.

Apelojmë deri tek udhëheqësia e Komunës të Sarajit dhe Ndërmarjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet që të reflektojë dhe të marrë parasysh kërkesat e banorëve dhe ky rast skandaloz prej 7 ditësh përballje pa ujë të mos përsëritet dhe të gjejë zgjidhje sa më pare për banorët e fshatit Bukoviq dhe fshatrave tjerë.

03.07.2019
Lëvizja BESA – Dega, Saraj