Lëvizja BESA-Saraj: Qytetarët ngarkohen me taksë për punë që nuk realizon komuna (DOKUMENT)

48

Dega e Lëvizjes BESA në Saraj ka shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me vendimin në kuadër të ndërmarrjes publike komunale, përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave të vendoset dhe faturohet qytetarëve edhe një taksë shtesë prej 250 denarë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanalizimeve, njfoton albanews24.

Përmes një reagimi, Lëvizja BESA-Saraj, kanë theksuar se: Ky vendim është absurd duke e ditur që shumica dërmuese e vendbanimeve të Sarajit nuk kanë ende rrjet të kanalizimit siç janë: Llaskarca, Bukoviqi, Arnaqia, kurse komuna nga ana tjetër me këtë vendim imponon detyrime shtesë ndaj banorëve të Sarajit për shërbime që nuk i kryen. Gjithashtu, edhe ne ato vendbanime që kanë rrjet kanalizimi, i njëjti nuk mirëmbahet dhe pastrohet nga autoritetet komunale, por vetem ju faturohet banorëve siç është rasti konkret me fshatin Bojanë.

Nisur nga kjo apelojmë deri tek ndërmarrja komunale dhe Komuna e Sarajit që urgjentisht të tërheq këtë praktikë dhe mos ju fakturoj detyrime shtesë për shërbime që nuk i kryen. Në vend që të taksatojnë pabazë banorët e Sarajit, apelojmë që fillimisht ato të nisin të punojnë për të realizuar rrjetë të kanalizimit dhe ujësjellësit nëpër shumicën e vendbanimeve të Sarajit, ku ende mungojnë të njëjtat.

Me këtë rast edhe njëherë theksojmë se Lëvizja BESA do të jetë gjithmonë përkrah banorëve të Sarajit dhe do të mbroj interesat e tyre dhe të gjithë shqiptarëve.