Lëvizja Besa, subjekt politik, me strategji konkrete të politikbërjes së bazuar në vlera të vërteta demokratike

58

Kryetari Kasami, nga garnitura qeverisese BDI-LSDM, si gjithnje edhe kesaj rradhe, del me propozim konkret politik, per te ndihmuar garnituren qeverisese, te del me lehte nga amullia gjithperfshirese e kaosit ne te cilin vendi perpiqet te mbijetoje! Ne fakt, edhe kesaj rradhe z. Kasami, del me propozim mire te artikuluar politik, drejtuar garnitures qeverisese ne fjale. Fjala eshte per kerkesen e tij lidhur me formimin e Komisionit per reforma rrenjesore ne gjyqesorin e vendit, i cili si shtylla kryesore qe duhet te mbroje qytetarin nga padrejtesia dhe korrupsioni qe ngulfat kete sektor. Idete e ketilla do te trasonin rrugen drejt daljes nga korrupsioni dhe nipotizmi i thelle, gjendje kjo, per te cilen oligarkia dhe kleptokracia, e sistemit ne fjale, nuk deshiron te degjoje! Propozimi i tij, ka madje edhe me teper peshe dhe racionalitet politikberes, per vete faktin qe ne kete Komision eventual, do te duhet te perfshiheshin edhe eksperte nderkombetare nga UE dhe SHBA-te, si dy demokraci me dominante te botes bashkekohore. Edhepse pozita ne pushtet propozimet e Beses, gatise asnjehere nuk i shikon si konstruktive, te njejtat flasin per koordinatat politikberese, te cilat shpeshhere, nga institucionet e UE dhe SHBA-ve, u sugjerohen politikberjes shterpe te elitareve qe si gjithnje, pretendojne te bejne te njejten! Ate te mbrojtjes se kolltuqeve dhe benefiteve qe gezojne per dekada. Nese nje propozim kaq konstruktiv dhe i “padhimbshem per koalicionin ne pushtet”, keto te fundit nuk do ta merrnin parasysh, pet te prodhuar politikberje konstruktive qe ofron vlera demokratike per sovranin, atehere me keqardhje vazhdohet te veprohet sipas strategjise se partnereve ne koalicion, qendrim ky qe, pamundeson dhe eliminon realizimin eventual te vetingut si mekanizem pastrues, duke e shendruar kete instrument ne enderr te pamundur!
Nje organizem skajshmerisht i semure, e ka te veshtire te rekuperohet pa intervenimin e mjekeve me ekspertize te provuar nderkombetare, per te sheruar pacientin! Normalisht, ekspertet e nje Komisioni te ketille, do te duhej te jene nderkombetare, dhe roli i tyre do te luhej ne baze te kritereve te kultures europiane te politikberjes! Pra, roli i tyre do ishte jo vetem formal, por vendimmarres! Pala ne pushtet kete nuk e do, the kjo eshte e njohur perse! Te mos shendrohemi ne protektorat!!! (-: Uroj qe kjo nisme te has ne mirekuptim dhe te shtrihet edhe ne te gjithe segmentet tjere te jetes ne kete vend ne cvilitje te siper! Ne kete vend te vogel, qe tanime per dekada po vuan nen makthin qe mbi kurrizin e tij ushtrohet nga politikberje ekskluzivisht proteksioniste, nipotiste, deceptive dhe skajshmerisht joparimore,. Politikat qe tanime per nje kohe te gjate, shprazin vendin nga rinia, nga kuadrot dhe provinienca e gatise te gjitha fellave, duke realizuar brain- drain-in, qe globalizimi si proces gjithperfshires, edhe ashtu merr ne forme te haracit te shtrenjte te ardhmerise se vendit. Ne nje vend me demokraci te brizhte te njemendesise se bazuar ne interesa grupore, tanime te shendruar ne nje “meke mireqenie”, vetem per te priviligjuar, qe punuan per popullin dhe vetem per te!
Koncepte te ketilla politike i duhen vendit, ngase ne te kunderten, nese keto operacione, pa marr parasysh sa te dhimbshme mund te jene, si shqiptare dhe si qytetare, te gjithe ne dhe ne emer te demokracise dhe meritokracise, si postullat themelor i saj, duhet te gjithe dhe pa rezerve t’i perkrahim!

Shkruan: Prof.Dr. Florim V. Ajdini

Loading...