Lëvizja BESA: Takimi Zaev-Mickovski, la shije të hidhur tek shqiptarët

29

“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë u realizua një takim mes dy liderëve të partive politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, takim i cili la një shije të hidhur kundrejt gjithë shqiptarëve.
Për Lëvizjen Besa është totalisht e papranueshme që shqiptarët, respektivisht përfaqësuesit politik të shqiptarëve të mos përfshihen në vendimarrjen për procese kaq të rëndësishme të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë cenojnë edhe interesat e shqiptarëve.
Ligji për prokurorinë publike, e ardhmja e prokurorisë speciale, hapja e kapitujve për antarsim në Bashkimin Evropian, ligji për transformimin e DSK në agjencion të ri të shërbimit sekret, ligjet reformuese si edhe shumë tema tjera, nuk janë çështje eksluzive vetëm e partive politike maqedonase, por janë tema dhe çështje që kërkojnë një konsensuz të gjërë edhe intra-etnik por edhe ndër-etnik.
Përjashtimi i shqiptarëve nga konsultimi dhe vendimarrja për çështje kaq jetike për të ardhmen e shtetit janë vetëm tentim për të prishur kohezionin ndër-etnik në Maqedoninë e Veriut dhe për fat të keq po dëshmohet se parulla “një shoqëri për të gjithë” nënkupton defaktorizimin e plotë të faktorit politik shqiptar dhe hyrje në një epokë të re e cila për fat të keq thellon ndasitë.
Lëvizja Besa gjatë gjithë këtij procesi ka shprehur vullnetin e mirë dhe ka luajtur rol konstruktiv për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, prandaj nuk do të lejojmë që dikush të nëpërkëmbë faktorin politik shqiptar. Për këtë shkak apelojmë deri te shumica paralmentare që të ndryshojnë qasjen ndaj faktorit politik shqiptar dhe urgjentisht të riktheje dialogun mes pozitës dhe opozitës duke përfshirë faktorin politik shqiptar që buron nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare deh që ka qenë praktikë shumë vjeçare e dialogimit në këtë shtet.
Përgjegjësitë dhe obligimet për të ndërtuar këtë shtet janë të përbashkëta sa të maqedonasve po aq edhe të shqiptarëve, prandaj apelojmë që gabimet të korigjohen me kohë që mos të marrin përmasa të cilat do të jenë fatale për Maqedoninë e Veriut.” – thonë nga press-konferenca e Lëvizjes BESA e mbajtur shkak i takimit të dy krerëve të partive më të mëdhaja maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski