Lëvizja Besa: Të miratohet ligj ku do të futen në funksion edhe spitalet pritave në luftën kundër pandemisë

16

Në emisionin “Rruga Drejt” debatojnë mjekët. Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se situata me pandeminë në vendin tonë dështoi si pasojë e mungesës së strategjisë adekuate në Komisionin për Sëmundje Infektive.

Komisioni përkatës absolutisht njëherë nuk ka strategji. Jemi shteti i vetëm në rajon por ndoshta edhe në Evropë që nuk ka strategji adekuate me algoritme që të menaxhohet situata me Kovidin. Nuk flasim se jemi muaji i parë ose i dyti, por muaji i shtatë – deklaroi Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Asani mbron idenë e maskave të obligueshme në ambient të hapur. Sipas tij, ky është paralajmërim i masave më shtrënguese që mund të pasojnë.

Realisht mendoj se mbartja e maskës duhet të jetë obligative dhe duhet mbajtur në çdo situatë përveç atyre të parapara me ligj. Kjo është një fazë më e avancuar e masave për t’iu afruar një faze më të rëndë të masave që hipotetikisht mund të vihen në funksion – tha Ilir Asani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Lëvizja Besa ka propozuar ligj i cili vë në funksion edhe spitalet pritave në luftën kundër pandemisë.

Lëvizja Besa ka bë si kërkesë si propozim ligj që në këtë situatë të kyçen edhe spitalet private në ndihmë me një kompensim real si në ato publike sepse normalisht jo çdo qytetarë mund ta përballon një pagesë në spitalet private – u shpreh Edmond Veseli, Lëvizja Besa.

Në emision u debatua edhe për numrin e lartë të viktimave, shifrat alarmante, mbipopullimin e spitaleve, nevojën për hapjen e kufijve dhe procesin e mundshëm të vaksinimit. /Alsat M/