Lëvizja BESA/ Tearcë: Kërkojmë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve!

36

Nëpërmjet një kumtese dërguar redaksisë sonë, ka reaguar Lëvizja BESA-dega Tearcë në lidhje me mbrojtjen e shëndetit të banorëve të kësaj komune, pasiqë nga ujë i pijshën një numër i madh i banorëve të fshatit Tearcë, Përshefc dhe Gllogjë kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetsore me simptome të vjelljes dhe barkqitjes, njofton TopAlNews.

Me shqetsim të thellë morëm informata për gjendjen e ujit të pijshëm në Komunën e Tearcës, më saktësisht këtyre ditëve një numër i madh i banorëve të fshatit Tearcë, Përshefc dhe Gllogjë kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetsore me simptome të vjelljes dhe barkqitjes. Nga informatat fillestare nga ana mjekëve si shkaktar paraqitet ndotja e ujit të pijshëm. Në pamundësi për tua afruar uj të pijshëm me standarde ditëve të verës është bërë praktikë që lumenjt ti futin në rezervuaret e ujit duke rezikuar shëndetin e qytetarëve.

Kërkojm nga institucionet përgjegjëse qendrore dhe atyre Lokale që të meren seriozisht me këtë problematikë ngase ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve të Komunës së Tearcës dhe të reagohet menjëherë për të parandaluar ndonjë epidemi eventuale të përmasave më të mëdhaja.
Lëvizja BESA po ndjek situatën në teren dhe në cilësi të partisë opozitare po ndërmer hapa në alarmimin e situatës.

Lëvizja BESA
Dega Tearcë