Lëvizja Besa – Teuta Arifit: Kryetare jepuni fund premtimeve boshe, banorët e fshatit Brodec dhe Bozovcë ende presin t’u realizohen projektet!

23

A duhet banorët e f. Brodec, f. Veshallë dhe f. Bozovcë edhe 4 vite tjera të kalojnë nëpër “urën” e shkatërruar?
– Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediumeve, jemi para jush, për t’iu informuar për gjendjen në të cilën gjendet ura e premtuar në rrugën lokale Shipkovicë – Brodec. Ky vend u shkatërrua nga vërshimet e vitit 2015 dhe sot e kësaj dite është në gjendje të mjerrueshme, siç shihet edhe nga pamjet filmike. Ne kemi siguruar një kontratë në mes komunës dhe ndërmarrjes Euro Invest, ku është nënshkruar me datë 30.08.2018, domethënë para 1 viti për ndërtimin e kësaj ure, në vlerë prej 8,000,000 denar. Në kontratë mes tjerash thuhet se kohëzgjatja e punës është 120 ditë apo 4 muaj. Ne do të mbikqyrim hap pas hapi çdo projekt të premtuar dhe të pa realizuar, ku do të detyrohemi ne këshilltarët e Lëvizjes BESA të vëzhgojmë, në vend të inspektoriatit komunal.

Kërkojmë nga kryetarja e komunës që t’ju sqaron banorëve të f.Brodec, f.Veshallë, f.Bozovcë se pse nuk është rregulluar kjo urë, edhe pse keni nënshkruar kontratë, dhe pse nuk punohet në rregullimin dhe mbarimin e saj, ku qëndron problemi? A duhet banorët e f.Brodec edhe 4 vite tjera të kalojnë nëpër këtë vend të shkatërruar?
Kryetare jepuni fund premtimeve boshe, përvishuni punës që të kryhen projektet e parapara vite me rradhë.
Lëvizja BESA – Tetovë
27.06.2019