23 ditë pas arrestimit të Boki 13, me reagim doli “Lidhja ndërkombëtare”. Pikërisht kjo organizatë ishte në fokus të publikut gjatë kësaj periudhe për shkak të memorandumeve të bashkëpunimit që ka nënshkruar me institucionet shtetërore si dhe me kompanitë private. Dy kompani në emër të ideve të shtëpive të pleqve kanë paguar qindra mijëra euro në llogari private të personave që janë pjesë e organizatave joqeveritare. Por, për Lidhjen Ndërkombëtare nuk ka asnjë arsye për dyshim se bëhet fjalë për mashtrim.
Theksojmë se honorari në llogari të njërit prej koordinatorëve dhe krijuesit të projektit tashmë ishte lëndë e hetimit nga Policia Financiare dhe Prokuroria Themelore Publike, pas së cilës u konstatua se transaksioni ishte brenda kornizës së rregulloreve pozitive dhe hetimi u ndërpre- theksojnë nga OJQ-ja “Lidhja Ndërkombëtare”.
Gazetari Branko Geroski në shkrimin e fundit thekson se pagesa në dy firma, prej qindra mijëra eurosh për personat që janë pjesë e OJQ-së së Boki 13 tregon dy vepra penale – evazion fiskal ose pastrim parash. Gerovski në kolumnë hedh një numër tezash- lidhja e Boki 13 me funksionarë të LSDM-së, si dhe tezat, kush e mbron Katica Janevën nga hetimi për rastin Reket.
Ekziston vetëm një përgjigje logjike për pyetjen kush e mbron Katicën, një përgjigje që është e afërt me atë që dëgjohet në kuluaret- Katica e mbron Katicën! Përkatësisht, ka spekulime që Janeva dërgon mesazhe se nëse ajo duhet tu bashkohet Bokit dhe Kiçeecit, ajo do të detyrohet të “flasë” në mënyrë që të tërheqë edhe të tjerët në humnerë- shkruan Branko Geroski.
VMRO – DPMNE edhe sot kërkoi zgjerim të hetimit mbi Reketin dhe OJQ-në e Boki 13.
Prokuroria Publike, përveç zgjerimit të hetimit për Janevën, e cila, sipas Ruskoskës, ishte mjeti me të cilin u krye zhvatja, duhet ta zgjerojë hetimin dhe ta hetojë lidhjen e Zaevit, Shekerinskës, Remenskit, Kostadinovit dhe të tjerëve me zhvatjen milionëshe- tha Naum Stoilkoski, VMRO – DPMNE.
Tani për tani, Reket është në pritje. Katica Janeva është në pushim, edhe prokurorët e krimit të organizuar janë gjithashtu në pushime. Vetëm Boki 13 dhe Zoki Kiçeec janë në paraburgim .Ata dyshohen se kanë zhvatur 1.5 milion euro nga Orce Kamçev. Në kthim, atij i është premtuar se do të ndërpritet hetimi i PSP-së kundër tij për larje parash. Kamçev i ka regjistruar ata derisa iu ka dhënë para, dhe gjithashtu ka dorëzuar prova audio të një telefonate nga një prokuror i PSP-së, përmes interfonit derisa ka ngjarë zhvatja. Janeva ka mohuar përfshirjen në Reket./am/