Ligji për automjetet, subvencione deri 3 mijë euro

54

Qytetarët do të marrin subvencione deri në tre mijë euro nga shteti gjatë blerjes së makinës së re, por vetëm në bazë të parimit “e vjetër për të re”. Kthim i fondeve parashikohet edhe për instalimin e pajisjes së gazit në makinat, por jo më shumë se 50% nga shuma që kanë shpenzuar qytetarët, dhe jo më shumë se 300 euro. Këto janë një pjesë e ndryshimeve të Ligjit për makinat. Nuk u tha se kur do të fillojnë këto masa, por nëse ka para me rebalansin, do të fillojë këtë vjeshtë, nëse jo, nga viti i ardhshëm.

Masa e parë është subvencionimi i shpenzimeve për instalimin e pajisjes për karburant alternativ në automobilin ekzistues. Me këtë masë, do të subvencionohen mbi 1200 qytetarë. Masa e dytë është masa e subvencionimit për blerjen e automjetit të ri me ç‘lajmërim të automjetit të vjetër”-tha Kreshnik Bekteshi- ministër i Ekonomisë.

Në ligjin e ri për automjete parashihet edhe vendosja e tabelave të verdha për taksistët. Në këtë mënyrë do të evitohen taksistët e pandërgjegjshëm, ata që punojnë në të zezë, e me këtë do të rritet siguria përdoruesve të taksive, thonë autoritetet kompetente. Gjithashtu ndryshimet parashikojnë edhe masa ekologjike. Shërbime të posaçme do të përcaktojnë cili automjet çfarë etikete do ketë, varësisht nga standardet ekologjike që do i ketë. Etiketat do të lëshohen në komuna, do të jenë të verdha, të kuqe dhe të gjelbra. Ministri thotë se etiketat do jenë të obligueshme. Por, nëse në ditët kur ka ndotje të madhe të ajrit, ndërsa autoritetet vendosin regjim të posaçëm qarkullimi, ndërsa në automjet nuk ka kurrfarë etikete, automjeti patjetër të mbetet i parkuar. Në të kundërtën do ketë dënime në para të cilat pritet të përcaktohen në periudhën e ardhshme./am/