Ligji për gjuhët, LSDM dhe BDI i afrojnë qëndrimet

14

Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshohet. LSDM dhe BDI kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Dispozita kalimtare e Ligjit për gjuhët do t’i lejojë qeverisë të zbatojë ligjin në gjyqësor përmes ngritjes së kapaciteteve deri në prill.

Kryeministri Zoran Zaev tha se vendi nuk ka nevojë për tensione si rezultat i Ligjit për gjuhët.

Kapacitetet do të ndërtohen në bazë të një plani veprimi që do të aplikohet në gjyqësor.

“Tashmë kemi një zgjidhje se si do të zgjidhet kjo çështje. Ekziston dispozitë kalimtare në ligjin aktual që thotë se duhet një vit për të rregulluar ligjin me ligjet e tjera. Pra, deri në prill kemi pesë muaj më shumë kohë që nuk na detyron asnjë ndikim të Ligjit mbi gjyqësorin dhe rastet. Është koh e mjaftueshme për të ndërtuar kapacitet e duhura” deklaroi Zaev.

OBRM-PDUKM është e vendosur të ndryshojë ligjin në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.