Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Maqedoni Llokvenec: VMRO DPMNE të mos jetë kundër NATO-s, Ligji për mbrojtje është...

Llokvenec: VMRO DPMNE të mos jetë kundër NATO-s, Ligji për mbrojtje është i rëndësishëm

15

Në seancën e sotme në Kuvend u diskutua edhe për Ligjin për mbrojtje që është i rëndësishëm për përmbushjen e NATO standardeve.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Hari Llokvenec i bëri thirrje VMRO DPMNE-së të mbështesin këtë ligj për shkak se nevojitet vota e dy të tretës së deputetëve.

“Qëndrimi i VMRO DPMNE për këtë ligj edhe njëherë tregon dyfytyrësinë dhe patriotizmin e rremë”, tha Llkokvenec duke shtuar se me paralajmërimet se nuk do ta votojnë Ligjin për mbrojtje, Mickoski dhe deputetët e VMRO DPMNE janë kundër ligjeve më të rëndësishme.

As Mickoski dhe deputetët e partisë opozitare, thotë Llkokvenec, nuk ju pengon kur në PPE, janë parti nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se emri kushtetues ju pengon në Ligjin për mbrojtje që është i rëndësishëm për përmbushjen e NATO standardeve.

“VMRO DPMNE dhe Mickoski çdo ditë dëshmojnë se janë kundër BE dhe NATO, kundër zhvillimit dhe integrimit”, tha mes tjerash Llokvenec.