Lokvenec: VMRO bllokon me vetëdije ligjin për mbrojtje

17

Ligji për mbrojtje në Kuvend vazhdon të mbetet peng i përplasjeve politike. LSDM-ja akuzon opozitën për bllokim të qëllimshëm të ndryshimeve ligjore që janë të patjetërsueshme për anëtarësimin e plotë në NATO. Opozita më herët kishte deklaruar se pranon të gjitha dispozitat e ligjit që kanë të bëjnë me procedurat e NATO-s por jo nenin që parashikon ndryshimin e emrit të ARM-së.

Bllokimi i vetëdijshëm i ligjit për mbrojtje, nga Mickoski dhe deputetët e tij në Kuvend, nënkupton shkelje të Kushtetutës, rrezikimin e zbatimit të qëllimeve strategjike dekadëshe, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s. Me veprimet e papërgjegjshme dhe dyftyrëshe, VMRO-DPMNE-ja krijon rrezik për të provokuar një veto të re nga Republika e Greqisë. Ligji për mbrojtje është kyç për anëtarësimin tonë në Aleancë- deklaroi Hari Llokvenec, deputet i LSDM-së.