LSDM: BDI sot hoqi dorë nga koncepti një shoqëri për të gjithë

62

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “BDI sot edhe zyrtarisht hoqi dorë nga koncepti një shoqëri për të gjithë”.

Nga LSDM reagojnë ndaj paraqitjes së programit zgjedhor të BDI-së, të cilët u shprehën se do të angazhohen për himn shtetëror multietnik, gjuhë shqipe të detyruar për gjithë qytetarët si dhe marrje vendime në mënyrë konsensuale në pushtetin ekzekutiv.

MARKETING 420 x 60

“Në vjen keq që BDI shërbim me retorikë nacionaliste dhe gropon përfitimet nga Marrëveshja e Ohërit. KOha e ndarjeve ka kaluar që moti. Për koalicionin ‘Mundemi’ dhe LSDM qysh moti nuk është e rëndësishme përkatësia etnike, por kush është më i aftë të punojë”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, BDI deri në fund të fushatës do të ndryshojnë emrin nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Radikalët Nacionalistë Dezintegrues.