LSDM: Firmat ta shfrytëzojnë masën për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për një punonjës

113

LSDM nëpërmjet një njoftimi ju bën thirrje kompanive private që të aplikojnë për mbështetje financiare prej 14.500 denarëve për një punonjës.

“Në këtë periudhë rëndë nga pandemia globale nga coronavirusi, janë të rëndësishme masat e institucioneve shtetërore që zbusin goditjen ndaj ekonomisë dhe ndaj qytetarëve. Masa për mbështetje financiare për punëdhënësit për 14.500 denarë për një të punësuar, do të ndihmojë në ruajtjen e 250 mijë vendeve të punës dhe do të ndihmojë mbi 35 kompani”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se këtë masë mund ta shtojnë të gjithë kompanitë që u janë zvogëluar të hyrat prej 30% gjatë muajit prill dhe maj krahasuar me të njëjtit muaj vitin e kaluar, të mos paguhen bonuse gjatë shfrytëzimit të masës dhe të mos ketë mbi 120 mijë denarë pagë neto te mbi 10% e të punësuarve.

Aplikimi, thonë nga LSDM, është i thjeshtë dhe realizohet përmes Drejtorisë për të Hyra Publike ndërsa mjetet kthehen vetëm nëse kompanitë gjatë vitit 2020 fitojnë 50% nga mbështetja financiare.