LSDM: Janë paguar 222 milionë denarë subvencione për qumështin

23

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se për vetëm një ditë janë paguar 222 milionë denarë për 7877 fermerë, për shitjen e qumështit.

Nga LSDM thonë se këto janë subvencione të fazës së tretë të prodhimeve dhe shitjes së qumështit, gjegjësisht nga qumështi i shitur në kapacitet përpunues në periudhën prej majit deri në shtator 2018.

“Kjo pagesë kompleton pagesën e fazës së parë, të dytë dhe të tretë të subvencioneve të qumështit të shitur vitin e kaluar. Deri më tani, për të tre fazat e Programit të Mbështetjes Financiare për vitin 2018, janë paguar 476 milion denarë, për subvencione për qumështin e lopës 3.5 denarë për litër, si dhe subvencione për qumështin e dhisë dhe të deles, 4.5 denarë për litër”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Qeveria e LSDM-së ka paguar 331 milionë euro mbështetje financiare për agro sektorin.