LSDM: Kandidati i VMRO DPMNE-së ka qenë shef i Agjencisë për Zbulim gjatë ngjarjeve në Lagjen e Trimave

14

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se me propozimin e ri të VMRO DPMNE-së për ministër teknik në MPB (Naqe Çulev) nuk është shkelur Kushtetuta, por shtojnë se opinioni duhet ta dijë se ai ka qenë shef i Agjencisë për Zbulim gjatë kohës së ngjarjeve në Kumanovë, gjegjësisht në Lagjen e Trimave.

Nga LSDM thonë se “kjo hipotekë, do të ketë ndikime negative në opinion dhe tek të punësuarit në MPB”.

“Opinioni duhet ta dijë se kandidati i VMRO DPMNE-së për ministër në MPB Naqe Çulev, ishte drejtor i Agjencisë për Zbulim gjatë kohës kur ndodhi Lagja e Trimave. LSDM shpreh keqardhje që në VMRO DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar. Mickoski edhe në këto zgjedhje, përmes nominimit të Çulevit, tenton ta kthejë vendin mbrapa, në ditët kur kushte përplasje serioze të brendshme”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nuk do të lejojnë që sërish të ketë përplasje, si dhe premtojnë ambient demokratik para dhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit.