LSDM: Mickoski i ndjek udhëzimet e Gruevskit, dëshiron kthim prapa dhe izolim

14

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili tha se nëse kanë shumicë prej dy të tretave në Kuvend, do ta anulojë Marrëveshjen e Prespës.

Nga LSDM thonë se paralajmërimet e Mickoskit për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, janë kërcënim për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Mickoski hapur flet se punon kundër NATO-s, kundër qëllimeve strategjike të shtetit dhe qytetarëve. Ai dhe VMRO DPMNE janë kërcënimi më i madh i insteresave kombëtare dhe shtetërore”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski vazhdon edhe më tej t’i ndjek udhëzimet e Nikolla Gruevskit.