LSDM: Ne interesohemi për qytetarët dhe të ardhmen e shtetit

14

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se gjitha kapacitetet e tyre janë vendosur në shërbim të qytetarëve.

Nga LSDM thonë se gjitha vërejtjet dhe propozimet i ndjekin me kujdes dhe përfshijnë në programin e tyre të ri.

“Qytetarët e kanë njohur dhe janë kyçur në konceptin përgjegjës dhe për zhvillim të LSDM-së. Këtë e tregoi prania masive në tribunën në Shkup, por edhe tribunat e mëherdshme në shtet”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se janë favorit për zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen më 12 prill.