LSDM pranon propozimin e VMRO DPMNE-së për ministër në MPB

14

LSDM njoftoi se me propozimi e ri që për ministër teknik në MPB të jetë Naqe Çulev nuk shkelet Kushtetuta.

“Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak apo të uniformuar dhe nuk ka aktakuzë kundër tij”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, janë përmbushur kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend bashkërisht me gjithë Qeverinë teknike e cila do të zbatojë zgjedhjet e 12 prillit.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme pritet që kryeministri Zaev të japë dorëheqje dhe të nisë votimi për kryeministër teknik dhe ministra në ministritë kryesore.