LSDM: VMRO DPMNE është organizatore e dhunës së 27 prillit

4

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO DPMNE thuhet se “aktakuza po e vërteton, VMRO DPMNEështë organizatore e dhunës së 27 prillit”.

“Vendimi i Gjykatës Penale që të pranojë aktakuzë kundër Trajko Veljanoski, Mile Jankeskit, Spiro Rostovski dhe Vlladimir Atanasov për organizim të dhunës së 27 prillit është vërtetim se VMRO DPMNE qëndron pas hyrjes së dhunshme në Kuvend”, shprehen nga LSDM.

MARKETING 420 x 60

Sipas tyre, këto janë figura të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorë të Mickoskit.

“Mickoski jo vetëm që nuk u distancua nga dhunuesit, por ai dhe VMRO DPMNE-ja e tij, por edhe mentori i tij nga Budapesti publikisht i përkrahin”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se 27 prilli është fytyra e vërtetë e regjimit dhe e VMRO DPMNE-së kriminale ndërsa Mickoski me vazhdimin e politikave të Gruevskit, sipas LSDM-së, nuk ofron asgjë përveç mbrojtjes së krimit dhe dhunës.

“Për këtë shkak VMRO DPMNE dhe Mickoski duhet të jenë të gatshëm për disfatë më 12 prill. Qytetarët s’do lejojnë kthim të regjimit, kthim të dhunës dhe ndarjeve”, shprehen duke thënë se në procedurë të hapur gjyqësore duhet të dënohen ata që kanë organizuar, porositur dhe zbatuar dhunën e 27 prillit

Loading...