Macron: Myslimanët të pranojnë vlerat republikane franceze

41

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar udhëheqësve myslimanë të pranojnë një “kartë të vlerave republikane” si pjesë e një goditjeje të gjerë ndaj islamit radikal.

Të mërkurën, ai i dha Këshillit Francez të Besimit Mysliman (CFCM) një ultimatum 15-ditor për të pranuar statutin.

CFCM ka rënë dakord të krijojë një Këshill Kombëtar të Imamëve, i cili raportohet se do të licencojë imamë, raporton bbc.

Karta do të deklarojë se Islami është një fe dhe jo një lëvizje politike, ndërsa ndalon gjithashtu “ndërhyrjen e huaj” në grupet myslimane.

Macron ka mbrojtur me forcë sekularizmin francez pas sulmeve, të cilat përfshinin prerjen e kokës së një mësuesi që tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ligjerate në shkollë.