Manchester United: 70 mln euro+2 ‘galaktikë’ për Pogban

27

Mançester Junajted kërkon 70 milionë euro në dorë nga Real Madridi për Poll Pogba-n, por edhe dy lojtarë si pjesë e operacionit: Garet Bejll dhe Toni Kros. Sipas “Express” mesfushori francez i ka ushqyer spekulimet se koha e tij në “Old Trafford” ka mbaruar, pas eksperiencës së tij të dytë në këtë klub. “Los Blancos” duken të dëshpëruar për ta marrë francezin në “Santiago Bernabeu”. Presidenti Perez duket i gatshëm të paguajë një shumë të konsiderueshme “cash”, plus dy lojtarë të mëdhenj, për të marrë objktivin madhor të merkatos së verës. Pas Eden Hazard, një tjetër galaktik si Pogba do të ishte “qershia mbi tortë” e Real Madridit, që ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro deri tani, për blerje futbollistësh.