MANOVRAT USHTARAKE DHE NDOTJA E MJEDISIT JETËSOR

64

Sheqerinska: Nuk ka pasoja të dëmshme për njerëzit dhe mjedisin

Kemi siguruar kontroll të vazhdueshëm të ambientit jetësor para dhe gjatë zhvillimit të stërvitjes ushtarake “ Goditje e vendosur”, kurse hulumtimet kanë treguar se nuk janë shkaktuar pasoja të dëmshme në njerëz dhe mjedisin jetësor – ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska në Krivollak, duke u përgjigjur reagimeve se aktivitetet artilerike në këtë stërvitje mund të shkaktojnë dëme në shëndetin e njerëzve dhe ambientin jetësor.

Ministrat e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Radmila Sheqerinska dhe Predrag Boshkoviq, në poligonin ushtarak “Krivollak” kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e fundit të ku janë bërë gjuajtje artilerike. Sheqerinska është prononcuar për benefitet nga kjo sëtrvitje, kurse ka qetësuar qytetarët se nuk do të ketë pasoja të dëmshme në njerëz dhe ambientin jetësor paraqitja e tymit gjatë aktiviteteve sëtrvitore.

“Bashkë me Universitetin “Goce Dellcev” dhe Institutin për Shëndet Publik, para fillimit të stërvitjes dhe gjatë saj kemi siguruar kontroll të vazhdueshëm të ambientit jetësor. Rezymeja e dy kontrolleve ka rezultuar se nuk kemi shkaktuar pasoja të dmëshme në njerëz dhe natyrën dhe kjo do të mbetet standardi ynë. Edhe në Krivollak do të sigurojmë matje të vazhdueshme, ku do të kemi njohuri për efektet që kanë manovrat ushtarake ndaj ambientit jetësor.”-deklaroi Radmila Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq tha se Maqedonia e Veriut është një aleat i shkëlqyeshëm kurse bashkëpunimi mes dy vendeve shembull që duhet të ndiqet në rajon.

“Dua ta përgëzoj Maqedoninë e Veriut për negociatat e suksesshme për anëtarësim në NATO. Presim që deri në fund të vitit të përfundojë edhe pjesa e ratifikimit të protokollit për pranimin e Maqedonisë si vendi I 30-të anëtare e NATO-s. Marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe këtë e dëshmuam me seancën e përbashkët qeveritare në Maj të këtij viti. Bashkëpunim të shkëlqyeshëm kemi edhe në sektorin e Mbrojtjes.” shprehet Predrag Boshkoviq, Ministër i Mbrotjes i Malit të Zi.

Një pjesë e ekspertëve, mes të cilëve edhe Profesori Dejan Mirakovski thonë se paraqitja e tymit në disa qytete në vend është rezultat e ndezjes së deponive e jo si rezultat I manovrës ushtarake…… Ai ka shtuar se ekzistojnë stacione monitorimi në Kavadar, Shtip, Strumicë dhe Prilep.

“Në asnjë nga qytetet ku kemi stacione kontrolli nuk është tejkaluar vlera 24 orëshe. Në Shtip gjatë një natë katër orë kishte 120 mikrogram dhe sërish nuk ishte tejkaluar kufiri. Kavadari dhe Shtipi kanë ajër të mirë. Thjesht ndodh që të digjen deponi. Stacionet i regjistrojnë këto ndotje.” –vlerëson Dejan Mirakovski-Ekspert.

Manovra ushtarake “Goditje e vendosur” filloi më 5 Qershor dhe do të zgjasë deri më 9 Korrik. Marrin pjesë mbi 2700 ushtarë të forcave të armatosura të gjashtë vendeve – Maqedonisë së Veriut, SHBA-ve, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Lituanisë, sic thuhet për interoperabilitetin e Armatës së Maqedonisë së Veriut me ato të vendeve anëtare të NATO-s. Nga ana tjetër, poligoni ushtarak Krivollak është vlerësuar si poligon që posedon të gjitha kushtet për realizimin e manovrave të këtilla në terren. /klanmacedonia/