Maqedoni, 10 borxhlinjtë më të mëdhenj shtetëror

22

Shtatëmbëdhjetë milionë euro është totali i borxhit të pa paguar për tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatim në fitim dhe tatim në të ardhurat personale dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të vetëm dhjetë “entiteteve”të para në listën e borxhlinjve të Drejtorisë për të Ardhura Publike. Në listën e fundit, të 12-tën, të DAP-së për borxhe që janë maturuar për pagesë deri më 31 gushtit dhe borxhe të pa paguara deri më 30 nëntor janë shënuar 4.300 borxhlinj, nga të cilat rreth 2.590 janë persona juridikë, të cilët së bashku kanë 163 milionë euro borxh, transmeton Meta.mk.

Ndërmarrja e parë shtetërore në listën e borxhlinjve është Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kombëtare dhe rajonale me borxh prej 252 milionë denarë për TVSH dhe tatim mbi të ardhurat. Rreth 208 milion denarë borxh i ka ndërmarrja komunale e Gostivarit, e cila nuk ka paguar tatim mbi të ardhurat personale dhe kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Fabrika “EuroKompozit”, në këto tre baza, ka borxh prej 145 milionë denarë, ndërsa ndërmarrja komunale e Tetovës i ka borxh 133 milionë.

Vijojnë ndërmarrja komunale e Dibrës (85 milionë), Komuna e Karposhit, e cila ka borxh 57 milionë për TVSH, Ndërmarrja publike për ekonomizim me objekte sportive nbë pronësi shtetërore, me një borxh prej 51 milionë denarë dhe Ndërmarrja publike “Hekurudhat” me 45 milionë denarë të papaguar për TVSH.

Në vendin e nëntë është një ndërmarrje tjetër hekurudhore, fabrika e automjeteve në binare “Kolska” nga Velesi, e cila ka borxh gati 44 milionë denarë ndaj DAP-së për TVSH dhe tatim mbi fitimin. E fundit në mesin e dhjetë borxhlinjve kryesorë të qeverisë është Ndërmarrja Publike e Ohrit Burimet e Biljanës (Biljanini Izvori) me një borxh prej 25 milion TVSH dhe tatim mbi fitim.

Ndër debitorët më të mëdhenj të qeverisë, menjëherë pas 10 ndërmarrjeve të para, janë edhe NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, që ka 25 milionë denarë borxh për tatim mbi fitim, dhe RTM me 18 milionë borxhe me të njëjtën bazë.

Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike punojnë me humbje. Këtë e konfirmojnë analiza të shumta, sipas të cilave më shumë se 50% e ndërmarrjeve kanë raportuar humbje në të paktën një nga tre vitet e fundit, dhe çdo e treta ndërmarrje në të tre vitet.

Çdo auditim shtetëror në ndërmarrjet publike në pesë vitet e fundit ka gjetur ndonjë shkelje të ligjit ose procedurës. Ndërmarrjet shtetërore janë vonuar me pagesë të detyrimeve 62 ditë, ose dy herë më gjata se afati ligjor 60-ditor, ndërsa pagesa që është vonuar më së shumti ka qenë 445 ditë, ose afro 15 muaj, pas afatit ligjor. Nga ana tjetër, kompanitë vonuan për arkëtim të kërkesave janë vonuar mesatarisht nga tre muaj pas afatit ligjor. Pagesa që është vonuar më së shumti, sipas sondazhit, është 775 ditë pas afatit ligjor, ose për dy vjet dhe 45 ditë.

Vetëm një nga dhjetë ndërmarrje publike ka standard ndërkombëtar të cilësisë, tre të katërtat nuk kanë asnjë autorizim për vendimmarrje, ndërsa çdo e dyta nuk ka sistem për menaxhim të dokumenteve.