Maqedoni, asgjësohet grup kriminal për kontrabandë të kokainës, sekuestrohet drogë në vlerë një milionë euro

35

Në kuadër të aktiviteteve për luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë, në nëntor dhe dhjetor 2019 është realizuarhetim ndërkombëtar me policinë austriake dhe serbe ku janë parandalua më shumë kanale ndërkombëtare dhe janë konfiskuar 17 kilogramë heroinë dhe pesë kilogramë kokainë që në tregun jolegal arrin vlerën e rreth 1.000.000
eurove.

Në nëntor 2019 nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me MPB-në dhe Republikën e Serbisë dhe policinë austriake ka nisur hetim ndërkombëtar për zbulimin e grupit të organizuar kriminal të përbërë nga shtetas të Maqedonisë të cilët kanë kryer shitje dhe transport të heroinës në rajonin e vendeve të Evropës Perëndimore.

“Më 20.11.2019 në Austrinë e Poshtme- R e Austrisë nga ana e policisë austriake janë privuar nga liria dy shtetas të Maqedonisë, S.R (27) dhe K.Xh. (58) me çka me veturën me tabela të Maqedonisë në bunker special janëgjetur pesë kilogramë drogë narkotike me cilësi të lartë. Në kuadër të hetimit ndërkombëtar më 03.12.2019 në Hungari në dalje të vendkalimit kufitar Horgosh janë privuar nga liria shtetasit e Maqedonisë E.A (48) nga Shkupi,
vajza e tij Sh.A (21) nga Shkupi dhe SH.I (27) nga Shkupi ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pesë kilogramë drogë narkotike në bunker special”, theksohet në komunikatën e MPB-së

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, policia austriake poashtu më 06.12.2019 në Vjenë ka privuar nga liria shtetasin shqiptar B.T (30) dhe shtetasin e Maqedonisë B.Xh (47) nga Manastiri i cili përkohësisht ka qëndruar në Vjenë ku janë gjetur pesë kilogramë heroinë.

Pas kompletimit të dëshmive kundër personave do të ngritën kallëzime adekuate deri te Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.