Maqedoni, buxheti i Programit për sëmundje të rralla, 527 milionë denarë

13

Programi për trajtimin e sëmundjeve të rralla për vitin 2020 është shpallur në Gazetën zyrtare dhe buxheti i këtij programi do të jetë 527 milionë denarë.

Ministri i Shëndetësisë sot deklaroi se me këtë Program sigurohet standard për trajtimin e personave me sëmundje të rralla, i ngjashëm me standardin e trajtimit të sëmundjeve tjera në sistemin shëndetësor, në përputhje me normat botërore për shëndetësi dhe buxhetit të siguruar për sëmundjet e rralla.

“Për dy vite janë shtuar dy ilaçe, ndër të cilat ai për sëmundjen polineuropatinë amiloide familjare, ai për anemi aplastike, atrofi muskulore të shpinës, terapi ampulare dhe tabletare për pacientët e prekur nga sëmundja Gaucher, si dhe ilaç për pacientët me fibrozë idiopatike të mushkërive”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së shëndetësisë.

Nga kjo ministri theksojnë se për herë të parë, në vitin 2018 është krijuar regjistri elektronik për sëmundje të rralla, diagnoza e tyre, terapia e duhur, klinika përkatëse për sëmundjen në fjalë si dhe mjeku përkatës.