Maqedoni: Hiqet ndalesa që në restorante dhe kafene të rrinë vetëm dy persona në një tavolinë

120

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot solli ndryshime dhe plotësime të protokolleve për punën e kafeneve dhe të objekteve hotelierike për ushqim.

Me vendimin e ri hiqen kufizimet për t’u ulur dy persona në një tavolinë dhe kufizimi në një tavolinë të ulen katër persona vetëm nëse janë të së njëjtës familje.

MARKETING 420 x 60

Në seancë, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është konstatuar Komisioni për Sëmundje Infektuese ta shqyrtojë çështjen për të dhënë leje për transit me automjet privat në territorin e Maqedonisë së Veriut për shtetas të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, që nuk ishte përfshirë me masat për shtetasit e këtyre vendeve.