Maqedoni: Nënshkruhet marrëveshja kolektive për kulturë

15

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Ministrinë e Kulturës me përfaqësuesit e të dyja sindikatave përfaqësuese, SKRM dhe SASHK e nënshkruan Marrëveshjen Kolektive për Kulturë.

Kjo marrëveshje do të rezultojë në avancimin e të drejtave të punonjësve në kulturë, do të sjellë barazi në grupimin e vendeve të punës, valorizim të drejtë të punës së të gjithë punonjësve, realizimin e të drejtave të shtesave të rrogave, parandalimin e abuzimit të punonjësve në kulturë, selektivitet dhe favorizim në përcaktimin e të drejtave të marrëdhënies së punës dhe rregullimin e çështjeve të tjera përkatëse të marrëdhënies së punës.

Për zbatimin e Marrëveshjes Kolektive, Qeveria miratoi konkluzion se mjetet e nevojshme për këtë qëllim duhet të sigurohen deri më 1 korrik 2020, kur edhe do të zbatohen koeficientet për punonjësit e kulturës për çka kanë rënë dakord të dy sindikatat përfaqësuese. Së bashku, kjo na ka çuar në këtë sukses të përbashkët, për të cilin i falënderoj edhe një herë të gjitha subjektet që kanë kontribuar në realizimin e tij.