Maqedoni, nga muaji shkurt paga më të larta në shëndetësi

22

Nga muaji shkurt mjekët specialistë, kuadri mësimdhënës, mjekët e përgjithshëm, infermierët, bashkëpunëtorët shëndetësorë do t’i kenë paga më të larat.

Mjekët specialistë do të kenë paga prej 100 mijë denaër, ndërsa për infermierët 20-23% rritje, mjekët e përgjithshëm 25%, për bashkëpunëtorët shëndetësisë 15% si dhe 5% rritje për punëtorët teknik. Ndërkaq nga rritja e pagave janë të përjashtuar administratorët e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikata e Qendrës Klinike kanë arritur një marrëveshje për anekset e dy marrëveshjeve kolektive dhe ajo u nënshkrua disa ditë para se Qeveria teknike të fillonte punën, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.