Maqedoni, Qeveria miratoi strategji kombëtare për luftë kundër dhunës mbi fëmijët

17

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit i shqyrtoi dhe i miratoi Strategjinë dhe Planin veprues për parandalim dhe mbrojtje të fëmijëve nga dhuna në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Strategjia kombëtare (2020-2025) dhe Plani veprues (2020-2022) i paraqet vizionin, qëllimet, qasjen strategjike të Qeverisë dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe avancohen gjatë parandalimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha llojet e dhunës, bëri të ditur sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Edhe të dyja dokumentet, thonë nga MPPS-së kanë qenë të hartuara nga Trupi koordinues kombëtar për parandalim dhe mbrojtje të fëmijëve nga abuzimi dhe neglizhenca. Në hartim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nga ministri të tjera, si dhe nga Zyra e UNICEF-it në Shkup dhe organizata të tjera civile.

Në vend, thonë nga Ministria, mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në 15 vitet e fundit është vendosur si prioritet ku në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike punohet përmes përmirësimit të politikave, kornizës ligjore dhe në sërë masash dhe aktivitete për avancimin e sistemit për parandalim dhe mbrojtje të fëmijëve nga dhuna.

Krahas investimit në masat për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna përmes ndryshimeve ligjore dhe zhvillimin e programeve dhe shërbimeve, të ndërmarra në periudhën e kaluar, shtojnë nga atje, në të ardhmen nevojitet të vihet theks më i madh në programet parandaluese dhe aktiviteteve të bazuara në dëshmi.