Maqedoni, sistem bankar stabil, depozitat me rritje solide, rritje edhe te kreditë

23

Sistemi bankar në tremujorin e tretë të vitit 2019 ka qëndruar stabil. Depozitat kanë shënuar rritje solide, por edhe kreditë e aprovuara të amvisërive kanë vazhduar të rriten. Kjo është konstatuar nga Këshilli i Bankës Popullore, në raportin e miratuar për rreziqet në sistemin bankar në tremujorin e tretë.

“Treguesit e solvencës në sistemin bankar edhe më tej janë në nivel solid. Sipas të dhënave në raportin e miratuar, në fund të shtatorit të këtij viti, shkalla e përshtatur e kapitalit të sistemit bankar është 16,9 për qind. Në raport me
likuiditetin e bankave, në këtë tremujorësh ajo shënon rritje, me çka të gjithë treguesit mbetën në nivel të kënaqshëm”, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në tremujorin e tretë, pjesëmarrja e kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme të subjekteve joefikase është zvogëluar për 0,5 pikë procentuale dhe është zbritur në nivelin prej pesë përqind.

Ndryshimet sipas Bankës Popullore, në rregullativën e menaxhimit me kreditë e rrezikshme kanë kontribut të pjesërishëm për përmirësimin e treguesve për nivelin e realizimit të kredisë së rrezikshëm. Përmbyllur me tremujorin e tretë, shkallët e kthimit të aktivës mesatare dhe kapitalit mesatar, si dhe rezervave të sistemit bankar arrijnë 1,5 dhe 13, 5 për qind. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, siç sqarojnë nga Banka Popullore, ata janë më të vogla, por kryesisht si rezultat i ezaurimit të efekteve nga ngjarjet me karakter të njëhershëm nga marsi i vitit 2018, të cilët shkaktuan rritje të madhe të fitimit vitin e kaluar.

Në seancën e sotme, Këshilli i Bankës Popullore, e miratoi edhe Programin për punën e Bankës Popullore, për vitin 2020. Përskaj realizimit të detyrave të rregullta, në këtë program për vitin e ardhshëm janë planifikuar edhe numër i
madh i projekteve të cilat do të kontribuojnë për avancimin e realizimit të funksioneve dhe arritjeve efikas të qëllimeve strategjike të bankës qendrore.

Ndryshe, me këtë Program, është përfshirë Strategjia e paralajmërua nacionale, për edukim dhe inkluzion financiar, si dhe Strategjia nacionale për zbatimin e teknologjive financiare dhe mbështetje të zhvillimit të sektorit-fintek, aktivitete që lidhen me analizën e mbrojtjes vijuese të konsumatorëve të shërbimeve financiare dhe avancimin e pozicionimit institucional të Bankës Popullore, në këtë sferë dhe projekti për avancimin e transparencës dhe komunikimit me opinionin e Bankës Popullore.

Varësisht nga dinamika e miratimit të Ligjit të ri për shërbime dhe sisteme pagesore, janë planifikuar edhe projekte të cilët do të mundësojnë ndryshime apo miratim të rregullativës së përshtatshme nënligjore. Njëkohësisht, për
shkak të rritjes së sigurisë, stabilitetit dhe efikasitet të sistemit pagesor, parashihet realizim i procesit konsultativ, përmes Këshillit nacional për sisteme pagesore, për vendosjen e orientimeve strategjike për përpunimin e strategjisë
shumëvjeçare për zhvillim të sistemit pagesor të Maqedonisë së Veriut.