Maqedonia do të ndihmojë në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Australi

24

Kryeministri teknik i RMV-së, Oliver Spasovski deklaroi se Maqedonia do të miratojë masë ndihme për Australinë për ballafaqim me stuhitë e zjarreve që kanë kapluar këtë vend duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima, si dhe pasoja të rënda për shumëllojshmërinë e kafshëve ne Australi.

Qeveria në seancën e saj të rradhës, siç tha Spasovski, do të ndajë mjete për përkrahje me pasojat e zjarreve dhe rindërtiin e shtëpive.

“Gjithmonë kemi pasur përkrahjen e Australisë mike, ndërsa tani gjëja më e vogël që mund të bëjmë është të tregojmë solidaritetin tonë duke dhënë ndihmë për tejkalimin e gjendjes së rëndë të shkaktuar nga zjarret”, tha Spasovski.

Kryeministri teknik poashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve dhe uroi tejkalim sa më të shpejtë të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen banorët e vendeve të kapluara nga zjarret.