Maqedonia e Veriut thotë se ka kapacitete për përballje me Covid-19

22

Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen Covid-19, Maqedonia e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka kapacitete për përballje me pandeminë.

“Nga vala e parë kemi mësuar shumë, sistemi shëndetësor tani është shumë i aftësuar dhe i përgatitur me pajisje për pranimin dhe trajtimin e të prekurve nga virusi. Por, kjo betejë nuk do të mund të fitohet vetëm nga mjekët apo institucionet shëndetësore pasi nevojitet përfshirje e të gjithëve në këtë përballje me virusin vdekjeprurës. Spitalet janë të pajisura me gjithë aparaturën e nevojshme, kapacitete për raste të reja kemi në klinikat shtetërore ndërsa kemi në dispozicion edhe spitale tjera që i kemi për çfarëdo situate që mund të paraqitet”, ka deklaruar ministri Filipçe duke bërë thirrje për respektimin e masave si mundësi e vetme për përballje me gjendjen.

MARKETING 420 x 60

“Masat kufizuese po hiqen ashtu siç po ndodhë gjithkund në botë. Ne nuk mund të jetojmë me kufizime apo me kufij të mbyllur. Por duhet t’i respektojmë masat preventive pasi është mekanizmi i vetëm me të cilin mund të pengojmë përhapjen e virusit. Duhet të mësohemi me këtë mënyrë të jetuarit deri në zbulimin e vaksinës apo të terapisë adekuate për përballje me virusin”, ka theksuar Filipçe.