Maqedonia përfiton 13,3 milionë euro të tjera nga IPARD 2

13

23,3 milionë euro të tjera nga Programi IPARD 2 përmes masës 3 “Investime në mjete materiale për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” do të shpërndahen me konkursin e parë që u publikua sot dhe do të zgjasë deri më datën 11 të muajit të ardhshëm.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural informon se masa ka të bëjë me investime në kapacitete përpunuese për: qumësht dhe prodhime të qumështit, mish dhe prodhime të mishit përfshirë edhe vezët dhe shpezët, pemë dhe perime, drithëra, prodhime të bluara dhe niseshte, prodhime bimore dhe vajra nga kafshët, verë dhe uthull.

Ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore u mundësohet të investojnë në hapje të kapaciteteve përpunuese dhe pajisje, me ç’rast 50 për qind e investimi do t’u bashkëfinancohet, përkatësisht mjetet financiare me kërkesë individuale ndahen si mbështetje e pakthyeshme financiare.

Formularët e nevojshëm nga “Kërkesa për shfrytëzim të mjeteve nga Programi IPARD 2014-2020” si dhe “Udhëzim për shfrytëzues të mjeteve nga Programi IPARD 2014-2020” në të cilin janë përmbajtur të gjitha informatat për kriteret, kushtet për pranueshmëri të projekteve dhe kushteve për financim dhe informata të tjera të cilat janë të domosdoshme për përgatitjen e kërkesës për shfrytëzim të mjeteve nga Programi IPARD 2014-2020, Udhëzimi për përgatitje të Planit afarist dhe informata të tjera të dobishme në versionin elektronik mund të merren në ueb-adresën e Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.

Formularët e shtypur nga kërkesa për shfrytëzim të mjeteve nga Progrmai IPARD 2014-2020 dhe Udhëzimi për shfrytëzim të mjeteve nga Programi IPARD 2014-2020 mund të merren drejtpërdrejt në Agjenci në adresën: Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, bul. Brigada e tretë maqedonase nr.20, 1000 Shkup dhe në qendrat më të afërta rajonale apo njësitë punuese të Agjencisë çdo ditë pune prej orës 8:30 deri në orën 16:30. /Alsat M/