MASAT ANTI-COVID: PAS PDK-SË KOMUNA E PRISHTINËS DËNON EDHE LDK-NË

4

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës e ka dënuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo për shkak të mos-zbatimit të masave anti-COVID në tubimet elektorale, përcjell Insajderi.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka kumtuar dënimin prej 2.000 eurosh për partinë e Isa Mustafës.

Ai të hënën ka njoftuar se është dënuar Partia Demokratike e Kosovës. Për të njëjtën shkelje.

“Askush mbi ligjin”, ka thënë Tahiri në të dyja rastet. /Insajderi.com