Materazzi ironizon me Ronaldon: Komplimente për golin Air CR7, gati sa kërcimi im

53

Marco Materazzi ka përgëzuar Cristiano Ronaldon për golin e tij ndaj Sampdorias, por ka pasur edhe disa doza ironie në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ronaldo tregoi edhe një herë aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të kërcyer në lartësi të mëdha, kur qoi Juventusin drejt fitores ndaj Sampdorias.

Ylli portugez shënoi një supergol me kokë duke kërcyer me një lartësi prej 2.56 metrave.

Kërcimi i tij u bë temë diskutimi nga të gjitha mediat botërore duke u cilësuar edhe si një basketbollist.

Megjithatë, ish-mbrojtësi italian i Interit, Materazzi, ka ironizuar me të duke publikuar një fotografi të tijën ku shihet duke kërcyer në lartësi më të madhe.

Në golin e shënuar nga Materazzi, italiani shihet se kishte kërcyer në lartësi prej 2.70m, ndërsa këmbët e tij kishin arritur lartësinë prej 1.20 metrave.

“Bravo Air CR7 ….. Pothuajse si unë. Komplimente për golin”, ka shkruar Materazzi në profilin e tij në Facebook.