Mbappe tregon se a do të transferohet tek Reali

29

Edhe pse ditë më parë spekulimet për një transferim të Mbappe në Santiago Bernabeu ishin të mëdha, tanimë ndodh e kundërta.

Mbappe i ka dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm tek Reali i Madridit.

Ai këtë e ka bërë me një cicërimë të thjeshtë në Twitter, me rastin e zbulimit të fanellave të reja të kampionit francez.

20-vjeçari, i cili shënoi 33 gola në 29 ndeshje në sezonin e kaluar, cicëroi sloganin e klubit, ‘Ici c’est Paris’ – ‘ky është Parisi’.

Pikërisht kjo gjë bën të mendohet se Mbappe edhe këtë sezon pritet ti mbrojë ngjyrat e klubit të PSG-së.