Mbi 1.000 refugjatë janë akomoduar 15 kilometra larg kufirit Maqedoni-Greqi

32

Mbi 1.400 refugjatë dhe emigrantë që kishin arritur në ishullin grek të Lezbos janë transferuar në Selanik, prej këtu rreth 1.000 prej tyre do të strehohen në Nea Kavalla afër Kukush-it, 15 km nga kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa personat e tjerë do të shpërndahen në qendrat tjera në Greqinë veriore.

“Akomodimi i refugjatëve dhe migrantëve në Nea Kavalla është i përkohshëm ndërsa ata do të zhvendoset në një qendër të re para fundit të muajit ku ndërtimet janë duke përfunduar” thonë autoritetet greke.

Transferimi po kryhet në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe gjatë udhëtimit refugjatët po marrin mbështetjen e duhur./Alsat/