Mbi 54 mijë banorë janë evakuuar nga një qytet në Itali, derisa është bllokuar një bombë e Luftës së Dytë Botërore

33

Gjatë mëngjesit të sotme, mbi 54 mijë banorë janë larguar nga Brindisi i Italisë, derisa një bombë e Luftës së Dytë Botërore, të bllokohet prej ekspertëve.

Mekanizmi i rëndë 200 kilogramë, që është gjetur muajin e kaluar derisa po bëheshin riparime në një kinema, detyroi operacionin e depozitimit që është më i madhe ndonjëherë në këtë shtet, transmeton Telegrafi.

Afro dy e treta e banorëve të këtij qyteti italian – përfshirë edhe 217 të burgosur – janë detyruar të evakuohen në një rreze prej afro dy kilometrash, gjysmë kilometra larg është ndaluar edhe rrjedha e gazit dhe është ndaluar një pjesë e trafikut ajror.

Rreth 1,000 policë dhe 250 vullnetarë, janë angazhuar që askush të mos mbetet në qytet, derisa janë vënë ndalesa për të bllokuar hyrjen në zonën kritike.

Që nga ora gjashtë e mëngjesit, kryetari Riccardo Rossi është ulur së bashku me njësitin emergjent në “dhomën e situatës”, prej nga ka përcjell pamjet nga droni, që tregonin robotin që e bllokonte bombën.

Komplikimet lidhur me bllokimin e bombës, janë shtuar për shkak se atë e kishin dëmtuar punonjësit, derisa ishin duke i bërë renovimet.

Ekspertëve nga ushtria dhe zjarrfikësja iu deshën rreth 40 minuta, për të nxjerrë siguresën nga bomba e luftës historike.

Burime nga brigada e zjarrfikësve, thanë për mediet lokale se bomba është shpërthyer me sukses dhe nesër do të dërgohet në një gurore lokale që të hidhet në erë. /Telegrafi/