Mbroni fëmijët nga helmimet në mënyrën me të cilën i “mbroni” nga miqtë më të mirë

8

Për vogëlushët lodrat e nga materiali i kadifenjtë janë shokë, mbështetje dhe ngushëllim, mirëpo mund të jenë edhe të rrezikshme për shëndetin e tyre

Hulumtimi i kompanisë për prodhimin e mjeteve të higjienës “Detol” paralajmëron që madje 80 për qind e arushëve të kadifenjtë janë plot baktere, të cilat mund të jenë shkaktarë për helmim me ushqim, ndërsa çdo e katërta përmban gjurmë fekalesh, transmeton Telegrafi.

MARKETING 420 x 60

Të dhënat janë të kuptueshme kur kihet parasysh që madje 90 për qind e vogëlushëve e lëshon lodrën në dysheme dhe në të ngjitet ndotja dhe bakteret.

Vetëm çdo i katërti prind i lan lodrat pas sëmundjes së fëmijës, gjë që do të thotë që bakteret pa u penguar zhvillohen, ndërkaq është tmerrues fakti që 20 për qind e “shokëve” të kadifenjtë kurrë nuk janë “larë”.

Ekspertët i këshillojnë prindërit që rregullisht t’i lajnë lodrat, aq më parë pas sëmurjes së fëmijës, sepse në atë mënyrë pengojnë përhapjen e infektimit edhe ndër pjesëtarët e tjerë të familjes.

Rekomandohet larja në temperaturë të ulët dhe, pos detergjentit, nuk është keq të përdoret edhe ndonjë mjet antibakterial.

Lani lodrat të ndara nga rrobat, në mënyrë që të shmangni “shpërnguljen” e baktereve në një rrobë në tjetrën.