Saturday, April 16, 2022
Ballina Sport McGregor konfirmon rikthimin në UFC me një postim në rrjetet sociale

McGregor konfirmon rikthimin në UFC me një postim në rrjetet sociale

37

McGregor do t’i rikthehet sporteve luftarake apo më saktë ‘luftërave’ në tetekëndëshin e UFC-së.

Gjatë të enjtes mbrëma, UFC konfirmoi rikthimin e Mcgregor në oktogon për një ndeshje ndaj Dustin Poirier.

Irlandezi do të përballet me Poirier më 23 janar në kategorinë e peshave të lehta (Lightweight), të cilin e ka mposhtur më parë.

Rikthimin e tij në oktogon e ka konfirmuar edhe vet McGregor me anë të rrjetet sociale.

“Rikthimi i Mac”, ka shkruar luftëtari irlandez në profilin e tij privat në Instagram.

Ndryshe, ky rikthim i irlandezit vjen pas gati një viti, kur mposhti Donald Cerronen.