Më e keqja ende nuk ka arritur për Barcelonën – fillon nga largimi i Arthur Melos

70

Suksesi në vitet e kaluara i ka mbajtur lojtarët e Barcelonës të bashkuar me trajnerët, por nuk mund të thuhet kështu edhe në këto vitet e fundit.

Klubi po përballet me lojtarë që nuk janë të interesuar më në sukses, por me kritika në hierarkinë e lartë dhe këtë cilësohet se e kanë me të drejtë.

Pasi barazuan 2-2 ndaj Celta Vigos në fundjavën e kaluar, katalunasit i kanë dhënë një mundësi të artë Real Madridi në garën për titullin e La Ligës.

Los Blancos janë dy pikë përpara Barcelonës që është në vendin e dytë ku kanë mbetur edhe gjahtë javë, ndërsa këta të fundit do të takohen këtë të enjte m Atletico Madridi në Camp Nou, aty ku mund të lëshojnë sërish pikë.

Ideja për të zëvendësuar Ernesto Valverden me Quique Stetienin nuk ka sjell ndonjë ndryshim, ata ende po vuajnë në taktikat e lojës dhe duket si tika-taka është zhdukur.

Gara për titull u është vështirësuar dhe lojtarët kanë filluar që në deklarata për media të thumbojnë Setienin me shkarkim.

Quique Setien (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Luis Suarez e vëri në dyshime punën e trajnerit në barazimin ndaj Celta Vigod, derisa Lionel Messi kishte thënë se ai ishte keqkuptuar nga strategu i katalunasve.

Lëndimi Frenkie de Jong e ka çorientuar Setienin, ndërsa Arthur Melo e kompletoi kalimin te Juventusi, si shkëmbim me Miralem Pjanicin.

Antoine Griezmann vazhdon të përjetojë krizën e golave, pasi ka pesë ndeshje që nuk ka realizuar dhe 120 milionëshi e ka humbur vendin te një 17-vjeçar (Ansu Fati), që edhe babi i këtij të undit mendon se djali i tij ende nuk e meriton të startojë.

Barcelona ka pothuajse problem në çdo nivel. Nuk e kanë të garantuar ende se do të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E ardhmja e Stetienes është në dyshime, pasi Josep Bartomeu nuk do të ishte i lumtur po të përfundohej sezoni pa trofe.

Ky sezon ka qenë i vështirë për Barcelonën, pasi problemet shpërthyen nga bordi, në fushë, në bankën rezervë dhe përfundojnë me largim lojtarësh.

Kështu si qëndrojnë gjërat, e ardhmja e klubit duket e zezë, pasi transferimet e reja nuk po tregojnë sukses.