Me kriminelë si Daçiç, nuk ka paqe në Ballkan

17

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç paska thënë se “Kosova është një pikë qendrore e paqëndrueshmërisë në të gjithë Ballkanin”, siç përcjell gazeta Blic.

Kushdo tjetër në Evropën Juglindore po ta thoshte ketë që po e thotë Daçiç, me të drejtë njeriu do të pyeste: Njeriu që i ka shqiptuar këto fjalë a është normal?! Po kush nuk e di se ku është “qendra e paqëndrueshmërisë në Ballkan”?! Por, pasi kjo thuhet nga bashkëpunëtori e bashkëpartiaku i kriminelit më të madh të pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, Ivica Daçiç, për çmendurinë e tij, nuk besoj që dyshon ndonjë njeri normal që ecën vertikalisht në ketë pjesë të Evropës.

Kjo është edhe një dëshmi tjetër se çdo masë që e kanë marrë e do të marrin sot e nesër, nga udhëheqësit e Kosovës ndaj Serbisë, e cila vazhdon të udhëhiqet nga këta kriminelë të dëshmuar si në kohë e po ashtu edhe në hapësirë, do të jenë jo vetëm të drejta, por edhe të domosdoshme.

Me ketë soj të njerëzve, para tyre, çdo varje e qafës, është dështim dhe nënshtrim!

Këta kriminel nuk njohin gjuhë e komunikim njerëzor! Prandaj, shpërbërja e ish-Federatës Jugosllave është bërë me gjakderdhje të shumta.

Amnistia e tolerimi i këtyre njerëzve do të thotë: Mungesë të paqes, të lirisë, të perspektivës e të mirëkuptimit në Ballkan!

Ballkani e ballkanasit kanë perspektivë, por jo me këta kriminel në liri!