Megjashi: Fëmijët nuk kanë guxim ta paraqesin dhunën ndaj tyre

4

Dhuna akoma është një nga problemet për shkak të së cilit më shpesh cingëron telefoni në SOS për fëmijë dhe të rinj. Pa dallim nëse bëhet fjalë për dhunë familjare, të grupmoshave ose në institucione arsimore.

Siç thanë nga ambasada e fëmijëve “Megjashi”, më së shpeshti për dhunë lajmërohen fëmijët maqedonas, ndërsa pas tyre ata rom dhe shqiptarë.

MARKETING 420 x 60

Sipas tyre, kur bëhet fjalë për dhunë familjare, pjesa më e madhe e telefonatave janë për sulme fizike, ndërsa pjesa tjetër për maltretim psikik të fëmijëve.

Gjatë një viti në SOS janë regjistruar 113 raste, ndërsa shqetësues është fakti se fëmijët nuk e kanë guximin që vetë ta paraqesin dhunën ndaj tyre.

Nga ambasada e fëmijëve “Megjashi” thonë se është e nevojshme të bëhet inkurajim i fëmijëve, të informohen dhe të paraqesin shkeljen e të drejtave të tyre.

Loading...