Mehmedaliu: Bora do të zbardh dështimet e Teuta Arifit dhe Kreshnik Bekteshit

77

Këshilltari i Lëvizjes BESA në komunën e Tetovës, Basri Mehmedaliu nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka reaguar rreth lënjes në harresë të Kodrës së Diellit nga institucionet, konkretisht nga Kreshnik Bekteshi dhe Teuta Arifi. Sipas Mehmedaliut, bora nuk po bie se do të zbardhë dëahtimet e ministrit të ekonomisë, Bekteshi dhe të pares së komunës, Teuta Arifit.

“Edhe bora e din, andaj nuk vjen.

Bora, në gjith botën, mbulon baltat e politikanëve që menaxhojë keq me pushtetin lokal dhe qëndror.

Në Tetovë, zbardh baltat e Teuta Arifit dhe Kreshnik Bekteshit. Sepse kur vjen koha e borës, atyre u kujtohet që Kodra e Diellit mbetet mashtrimi më i madh që u bëhet tetovarëve me dekada.

Teleferiku mbetet vetëm premtim i funksionarëve të BDI, votën për të cilët e kërkoi edhe Zaevi!

Mos flasim për rrugët që me rreshjet e borës shndërrohen në lumenj!

A ka më keq se bora të të zbardh baltat?!

P.S. Këto mesiguri në pranverë, verë dhe vjeshtë luten që të mos bjerë borë!” – shkruan Mehmedaliu.