Menduh Thaçi uron 7 marsin

46

Me rastin e ditës së mësuesit, 7 marsit, kreu i PDSH – së, Ali Menduh Thaçi, nëpërmjet një postimit të tij në Facebook, ka uruar mësuesit dhe veteranët e arsimit shqip në trojet shqiptare. Ja postimi i plotë në Facebook:

Dita e Mësuesit është një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë.

Vlera, dinjiteti dhe krenaria e kombit shqiptar janë atribute që ju takojnë vetëm mësimdhënësve tanë.

Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.

Me respekt,
Menduh Thaçi – Kryetari i PDSH-së,
07.03.2019