Meta “nxeh gjakrat” në Shqipëri: Bëhuni gati për zgjedhje më 13 tetor

29

Nga qyteti i Durrësit presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i përcolli mesazh kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga shantazhet ndaj institucioneve. Jo vetëm kaq Meta tha se duhet bërë gati për zgjedhjet e 13 tetorit. Meta kishte dhe një mesazh për tre liderët politike te cilët i quajti artiste.

“Ajo që na shqetëson është ky teatri i madh, politik absurd i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çeluar negociatat më 17-18 tetor. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi. Të marrin masa për 13 tetor, sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe që garanton llogaridhënie. Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet më 13 tetor për zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithcka por ky është detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangshëm. Në radhë të parë është detyrim për kryeministrin, që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhat ndaj të gjithë institucioneve të tjera duke penguar zbatimin e këtij dekreti dhe padyshim është përgjegjësi e të tjerëve të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit- tha Meta.