Meta poston foto me Ramën: Timonieri ynë ka timon por s’ka frena

26

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka bërë një postim në rrejtin e tij social në Facebook ku i ka bashkangjitur edhe një foto me kryeministrin Edi Rama.

Duke shpjeguar reformën, Meta shkroi se “timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme”.

“Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqenëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkroi Meta.